E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, shpërthim tritoli në një disko

Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare të Policisë së Sarandës, e cila ka nisur hetimet zbardhjen e ngjarjes.

“Nga shpërthimi nuk ka pasur dëme të mëdha materiale e as të lënduar”, thuhet në komunikatën e policisë, që shton se ekspertët kanë bllokuar në afërsi të diskos tre fitila zjarrpërcjellës, me përmasa 10, 12 dhe 14 cm.
     
“Dyshohet se lënda e shpërthimit është e llojit tritol, ndërkohë policia kriminale ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen”, deklaroi një zyrtar i lartë i policisë lokale.
    
Gjatë këtij viti në qytetin e Sarandës ka pasur pesë shpërthime me lëndë eksplozive, asnjë prej të cilave nuk është zbardhur. /Start/

                                                                                             2011-08-05 16:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›