Përgjonte prapa derës fqinjën, akuzohet për dhunim banese
28/04/2010 I padituri, 49-vjeçar kishte hyrë në oborrin e banesës dhe po ruante. U kap në flagrancë
KORÇE- Një shtetas 49-vjeçar, Pandi C. banues në fshatin Liqenas të rrethit Korçë akuzohet për veprën penale të “dhunim të banesës”, sepse pak ditë më parë ishte kapur në flagrancë duke përgjuar prapa derës së komshies.
Përgjimi
Duket se e vendosura nën përgjim, nga ana e të akuzuarit ka qenë një 30-vjeçare me inicialet E. Nestori, banuese në të njëjtin fshat me përgjuesin. Ende nuk dihen arsyet se për çfarë motivesh kishte qenë i interesuar 49-vjeçari që të përgjonte komshien e vet dhe të dinte se çfarë po bënte ajo brenda banesës, por e vërteta është se ai kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së 30-vjeçares, Nestori dhe kishte nisur të përgjonte për të mësuar mbi komshien se çfarë po bënte apo bisedonte në atë kohë. I dhënë pas përgjimit, i akuzuari kishte harruar që kishte hyrë në shtëpinë e tjetrit, aq sa do të ishte vetë 30-vjeçarja që do ta kapte në flagrancë në çastin që 49-vjeçari kishte vënë veshin për të shuar kureshtinë e tij. I gjendur në këto rrethana ai nuk ka mundur të justifikojë dot praninë e tij në shtëpinë e Nestorit. Ngjarja në fjalë është konfirmuar nga burime pranë Drejtorisë së Policisë në qarkun e Korçës, të cilat sqaruan se tashmë ndaj shtetasit Pandi C. janë kryer veprimet hetimore procedurale, në gjendje të lirë për veprën penale të “dhunimit të banesës”, parashikuar nga neni 112/1 i Kodit Penal. Sipas policisë, procedimi penal në ngarkim të këtij shtetasi filloi pas kallëzimit të kryer nga shtetasja E. Nestori, e datëlindjes 09.09.1970, banuese në fshatin Liqenas. Sipas denoncueses, kjo e fundit, në datën 21.04.2010 e kishte parë, 49-vjeçarin Pandi Cale në oborrin e banesës së saj, i cili kishte qenë duke përgjuar. Tashmë kjo çështje i ka kaluar Prokurorisë, bënë të ditur burimet pranë Drejtorisë së Policisë në qarkun e Korçës, ku edhe viktima e përgjimit do të ketë mundësi të mësojë për çfarë qëllimesh komshiu i saj kishte vendosur ta përgjonte.