Apeli liron dy oficere, protestojne familjaret e policeve
Gjykata e Apelit me nje vendim te marre dje, ka nxjerre nga burgu dy prej oficereve, te cilet jane ndaluar ne lidhje me ngjarjen e fillim majit ku ishte planifikuar arratia e shume te burgosurve nga burgu i sigurise se larte ne Burrel. Rasim Hoxha, shef i regjimit te brendshem ne kete burg, dhe Kadri Domi, specialist i sigurise se jashtme, eshte vendosur te ndiqen penalisht ne "arrest shtepie". Lirimi i tyre, duke lene ne burg drejtorin Eduart Brahilika, funksionaret e tjere dhe policet e sherbimit, ka shkaktuar proteste te ashper te familjareve te ketyre te fundit. Ata jane mbledhur dje para burgut te Burrelit dhe kane protestuar, duke kerkuar edhe ndihmen e mediave per t'i bere te ditur opinionit "shkeljet e renda gjate gjykimit ne apel". Sipas tyre, kjo do te demtoje hetimet, duke bere qe te viktimizohet ata qe kane me pak faj ne kete ngjarje. Protestuesit thane se lirimi i dy funksionareve eshte bere, pasi Kadri Domi eshte vjehrri i nje prokurori "me peshe" ne Prokurorine e Apelit ne kryeqytet, ndersa gjyqtari Edmond Hyka eshte kusheri i Kryeprokurores Ina Rama.
A. Ndoja
A. Ndoja