Prostitucioni, pritet deshmia e vajzave
Hetimet synojne te zbardhin menyren se si funksiononte rrjeti brenda mureve te burgut
Tre vajza, njera prej te cilave e mitur, te identifikuara gjate hetimeve ne lidhje me skandalin e shfrytezimit te prostitucionit brenda qelive te burgut te sigurise se larte ne Burrel, pritet te merren se shpejti ne pyetje. Burime nga grupi hetimor i ngritur per te hetuar ne lidhje me tentativen e arratisjes se 75 te denuarve bene te ditur dje per "Koha Jone" se nga pyetja e tri prostitutave pritet te zbardhen detaje ne lidhje me abuzimet e gardianeve dhe drejtuesve te burgut me te vjeter ne vend. Hetuesit synojne se pari te zbulojne lidhjet qe mundesonin takimet speciale te vajzave me te denuarit. Ato do te perqendrohen ne lidhjet e shumefishta ndermjet prostitutave dhe seksereve, seksereve dhe funksionareve te burgut si dhe lidhjet e ketyre te fundit me te denuarit. Njekohesisht hetimet pritet te zgjerohen edhe jashte mureve te burgut te sigurise se larte te Burrelit, pasi ne nje pjese te ketyre takimeve, rezulton se vajzat jane paraqitur me certifikata te rreme ose te falsifikuara. Hetuesit thane se rasti i pare i marre ne shqyrtim prej tyre i perket marsit te vitit te kaluar. "Per me shume se nje vit rezulton se ne qelite e Burrelit ushtrohej prostitucioni", bene te ditur dje burime te rezervuara nga grupi hetimor. Hetuesit thane se po hetohet ne lidhje me pagesa te mundshme te kryera nga te denuarit ne adrese te gardianeve dhe funksionareve te burgut me qellim qe "te mbyllnin syte", ndersa ne takime speciale vajzat paraqiteshin si te fejuarat e te denuarve. Nderkohe, Prokuroria e Rrethit te Matit mesohet se po heton edhe ne lidhje me menyren e rekrutimit te vajzave qe dergoheshin ne qelite e te denuarve. Sipas burimeve, ne raste te tilla perdoreshin pagesa te drejtperdrejta nga te denuarit per "vajzat e seksit", ndersa jane evidentuar edhe raste kur vajzat shfrytezoheshin me premtimin e nje martese te ardhshme me te denuarin, te cilin vizitonte shpesh ne qeli. Ne lidhje me kete jane marre deshmi nga disa persona, te cilet dyshohet se kane sherbyer si ndermjetes ndermjet vajzave dhe te denuarve, emrat e te cileve nuk behen te ditur per arsye te sekretit hetimor. Burime prane ketij burgu konfirmojne se prej disa ditesh jane sekuestruar te gjitha kartelat me emrat e vajzave dhe grave qe kane vizituar "te fejuarit" e tyre gjate nje viti. Sipas hetuesve, identifikimi i nje pjese prej tyre eshte i veshtire, pasi ne shume raste jane futur ne qeli me certifikata te falsifikuara, duke paraqitur gjeneralitete te rreme. Megjithate, grupi hetimor duket se ka percaktuar tre prej vajzave, qe kane arritur te lene "gjurme" ne kete burg. Sipas disa burimeve, dy prej tyre jane nga zona e Lezhes, nderkohe qe ne ditet ne vijim do te merren ne pyetje per te zbardhur menyren e depertimit te tyre ne qelite e qejfit te burgut me te vjeter ne Shqiperi, ate te Burrelit. Nderkohe burimet thane se nje nga deshmite me te rendesishme pritet ta jape ish-drejtori i ketij burgu, Shyqyri Dushku, i cili ka qene ne detyre per nje periudhe te gjate kohe, periudhe e cila korrespondon me kohen gjate te ciles ne burgun e Burrelit funksiononte rrjeti i prostitucionit. Elementet e nje skandali seksual ne burgun e Burrelit filluan te dalin ne drite gjate hetimeve ne lidhje me tentativen e arratisjes se 75 te denuarve rreth nje muaj me pare.