E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrëfim i pamëshirshëm seksi

08/05/2005  Nga kolana “Mjellmat” të letërsisë femërore, shtëpia botuese “Skanderbeg books” ka zgjedhur këtë herë shkrimtaren e sfidave shpirtërore Susanna Moore me romanin “Çarja”, përkthyer nga Afrim Karagjozi.

Franie është një bukuroshe e divorcuar, që jeton e vetmuar në Nju-Jork. Asaj i pëlqen të jetë e pavarur, po aq sa i pëlqen edhe seksi... dhe nuk ka frikë të rrezikojë. Një natë ajo ndeshet me një burrë të pashëm, që ishte mpleksur me një grua të panjohur në bodrumin e një bari. Kur ajo grua u gjend e vedkur, diku pranë banesës së Franies, jeta e saj private e pambrojtur, tronditet nga dyshime të zymta, madje, edhe nga dëshira të zymta, që e shoqërojnë atë gjithë kohën. Gjithçka pas kësaj kthehet në ankth, që ndiqet nga vdekja e Paulinës, mikes së saj më të afërt; prej këtij ankthi, ajo gjithnjë e më shumë nuk do të mund të shmanget dhe befasi të frikshme nisin t’ia kërcënojnë jetën. A do mundet ajo ta gjejë dritën për të dalë nga tuneli i tmerrshëm ku hyn pa kuptuar, me shpërfilljen e gruas së lirë? Zotërimi i Susanna Moore ndaj lëndës së saj, është mbresëlënës; tek nxiton drejt një fundi dërrmues, ajo përdor një gjuhë të mprehtë, që të josh në vazhdimësinë gjakftohtë të një trilleri të mirëfilltë, pa ia cënuar vërtetësinë e rrëfimit. Ky roman është cilësuar si një rrëfim i pamëshirshëm dhe pabesueshëm seksi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›