Pellazgët, origjina jonë e mohuar
08/05/2005 “Botimet enciklopedike” hedhin në tregun e librit monografinë “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”, punuar nga studiuesi Dhimitri Pilika
Njëri ndër njohësit më të thellë e më të mprehtë “insitu” (në vend) të së kaluarës të Gadishullit të Hemit dhe, veçanërisht të karakteristikave arbënore, shkencëtari hungarez Lajosh Taloci (1834-1916) shpall hapur: “Nuk ekziston popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që të mund ta ndjekë historinë e fisit të vet, ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohëve më të lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar”.
Për studiuesin prof.Dhimitër Pilika, rikthimi te problemi më i vjetër që vazhdon ende të konsiderohet si engima më e madhe e historisë botërore, do të përmblidhej në një monografi të re “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”, botuar nga “Botimet enciklopedike”. Studiuesi Shaban Sinani, duke vlerësuar sfidën e prof.Pilikës, për rimarrjen e kësaj teze të vështirë mbi të shkuarën tonë, thotë se “ka shumë studime që shkruhen nën pushtetin e “kultit të simpatisë” së një qytetërimi, epoke apo kulture. Studime të tilla të sugjestionojnë, por, në çastin kur fillon mendimi kritik, kjo dhunti e epërme e qenies njerëzore, thua: ”E bukur vërtetë, sa mirë të ishte kështu, por...”.
Nuk mund të thuash kështu për veprën e Dh.Pilikës. Kjo nuk është vepër pasioni, por një studim dijetari”.
Pyetjes “A kanë ekzistuar pellazgët”, në hyrje të botimit monografik, shënohet se shkenca bashkëkohore, me shumicën dërrmuese të mjeshtërve të saj, i përgjigjet: “Po”. Pas pikëpmajes mohuese, sidomos të studiuesve italianë si L.Pareti, XH.De Sanktis, M.Palotino apo të jugosllavëve si S.Josifoviç, që prej vitit 1960 e këtej, numri i këtyre ithtarëve përballë fakteve të vjetra e të reja, sa vjen e po shteron, duke i çelur shtegun zgjidhjes së plotë të misterit pellazg. Duke ndjekur vazhdën e studimeve serioze dhe objektive, ky punim monografik kërkon të shkojë drejt çështjeve të pellazgëve, jo vetëm nëpërmjet shtrirjes së tyre gjeografike (Ballkan, Azi e Vogël, Kretë, Itali etj.) por përqëndrohet edhe mbi pellazgët rreth e qark kryeselisë së tyre të patjetërsueshme: Dodonës. Rrënojat e metropolit pellazg të Dodonës, rreth 60 km në lindje të Konispolit dhe 22 km në jug-perëndim të Janinës, falë sinjalizimit vendimtar të Ismail Qemalit, u zbuluan më 1875 prej studiuesit me prindër shqiptar nga Arta, Konstadin Karapanos (1840-1914).
Ndërsa pyetjes se cilët janë pasardhësit e pellazgëve, studiuesit ende nuk i janë përgjigjur prerazi, pasi historisë i kanë munguar disa hallka, që do të çonin te pikënisja pellazge. Sipas studiuesit prof.Pilika, zbrazëtia ka ndodhur për shkak të shkretimeve që pllakosi përqark Dodonës, veçanërisht shkatërrimi që nga themelet (167 p.e.s) i rreth 70 qendrave të banuara të këtij pellgu nga kryegjenerali romak Paul Emili; dyndjet e mëpasme barbare, sidomos ajo e gotëve të Totilës (554) etj. Pikërisht për këtë monografi, prof.Pilika rreket të provojë në dritën e fakteve dhe argumenteve shkencore, duke i huazuar nga historiografia, arkeologjia, epigrafia, gjuhësia, etimologjia, onomastika, etnografia, folkoristika, antropologjia etj., duke zbritur nga e tashmja e njohur drejt të kaluarës së panjohur.