CEZ nderpret energjine ne Fushe-Kruje
Kompania CEZ shpërndarje ka ndërmarrë një aksion për ndërprerjen e energjisë elektrike në Fushë-Krujë, një nga zonat që ka nivelin më të ulët të arkëtimeve në Shqipëri. Sipas CEZ, janë më shumë se 20 grupe në këtë qytet që po kryejnë ndërprerjet e energjisë për debitorët, që në numër janë afro 12 mijë të tillë.
Drejtues të CEZ shpërndarje thonë se grupet që po kryejnë ndërprerjet e energjisë janë shtrirë në të gjithë zonën.
Detyrimet e papaguara nga konsumatorët variojnë nga disa muaj neë disa vjet. Për ta bërë sa më të thjeshte pagesën, Kompania CEZ i ka krijuar mundësinë debitorëve të shlyejnë detyrimet edhe me këste mujore.
Arkëtimet në qytetin e Fushë Krujës janë në nivelin më të ulët në Shqipëri, vetëm 2 përqind. Për këtë arsye kompania është e vendosur të mbledhë çdo detyrim në këtë qytet. Debitorëve që iu kryhet ndërpreja e energjisë, iu jepet mundësia të pagujanë si fillim vetëm 10 përqind të shumës që t’i lidhet energjia, dhe me pas duhet të lidhin marrëveshje me kompanine CEZ në zyrat e shërbimit ndaj klientit për të paguar pjesën tjetër të detyrimeve. Sipas CEZ, për ata debitorë, që lidhin vetë energjinë pas ndërprerjes pa paguar detyrimet, aplikohen gjoba deri në ndjekje penale.