Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve
Grevës së urisë së ish të përndjekurve politikë, i shtohet sot edhe një ditë më shumë. Përfaqësuesit e shtetit vazhdojnë të mos reagojë ndaj kësaj ngjarjeje, që ka tronditur opinionin publik. Qetësi, asnjë reagim zyrtar nga instancat qeveritare lidhur me plotësimin e kërkesave të ish të përndjekurve politikë.
Sipas kritereve të vendosura nga strukturat shtetërore, të cilat merren me dëmshpërblimin e ish të përndjekurve, secili prej tyre duhet të dorëzojnë vërtetimin e pafajësisë për të marrë dëmshpërblimin ligjor në mënyrë të menjëhershme. Nga ana tjetër, grevistët thonë se i kanë dorëzuar këto vërtetime që kur kanë dalë nga burgu në vitin 1991, dhe se ato dokumente figurojnë në arkivat qeveritarë. Sipas tyre, kjo sorollatje është e krijuar në mënyrë të qëllimshme nga shteti, i cili nuk do të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë. "Shqipëria është i vetmi vend që nuk merr në konsideratë problemet apo hallet që kanë qytetarët e tij. Në çfarë vendi tjetër në botë mund të ndodhë kjo padrejtësi? Ku na ngelet ne të ankohemi apo të kërkojmë të drejtat tona", thekson Gjergj Ndreca, ish i përndjekur politik. Ai ndodhet për 49 ditë me radhë në grevë. Ish të përndjekurit kërkojnë mundësi banimi, punësimi, arsimimi për fëmijët e tyre që kanë qenë po ashtu të prekur nga pamundësia ekonomike për t‘u shkolluar. Po ashtu ata kërkojnë pensione speciale, ndërsa një pjesë e ish të burgosurve që kanë probleme shëndetësore, si pasojë e viteve të qëndrimit në burg, i kërkojnë shtetit edhe kurim falas. Grevistët, janë të bindur se kësaj radhe nuk do të ketë më kthim mbrapa. Sot është dita e 49-të e protestës së nisur më datë 27 tetor të këtij viti. Lodhja fizike, mosushqyerja, e ka ulur edhe më shumë rezistencën e tyre. Tanimë kjo situatë, sipas tyre, po shndërrohet në rrezik për jetën. E megjithatë, ish të burgosurit politikë të sistemit komunist janë të vendosur të mbajnë fjalën, duke e vazhduar grevën deri në ditët e fundit të jetës së tyre, nëse do të jetë e nevojshme. "Jemi në kushte tepër të këqija shëndetësore, më duket sikur nuk do marr dot frymë edhe për shumë kohë. E megjithatë, në përballje me këtë dilemë jam i vendosur të vazhdoj të protestoj, nëse nuk zgjidhen kërkesat tona. Tani nuk kam më se çfarë të humb, të gjitha m‘i mori shteti, le të më marrë edhe jetën dhe të shpëtoj", thotë Gjergji.
Shpresa Mezini