Vijon protesta e studentëve të masterit
Për të dytën ditë radhazi studentët që ndjekin masterin e nivelit të parë në universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës nuk kanë pranuar të zhvillojnë mësimin. Studentët kanë kërkuar sërish që në diplomën e masterit të mos përcaktohet se kanë të drejtë të japin mësim vetëm në sistemin 9-vjeçar. Ata kanë kërcënuar me përshkallëzim të protestave nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh. Ndërkaq, drejtuesit e universitetit kanë thënë dje për gazetën se nuk kanë fuqi ligjore të ndërhyjnë në të tilla vendime, por kanë kontaktuar me ministrinë dhe pritet një përgjigje pozitive brenda ditës së mërkurë.
Qindra studentë që ndjekin masterin e nivelit të parë në degët: Gjuhë-Letërsi, Bio-Kimi, Matematikë-Fizikë, Gjuhë të Huaj dhe Histori-Gjeografi, pranë universitetit "Luigj Gurakuqi" kanë ndërprerë mësimin që prej tri ditësh në shenjë proteste pas vendimit më të fundit të MASH. Sipas kësaj të fundit, në masterat e nivelit të parë të universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkodër, duhet të përcaktohet se të diplomuarit do të kenë të drejtë të japin mësim vetëm në shkollat e sistemit 9-vjeçar dhe jo në atë të mesëm. Studentët e kanë konsideruar diskriminim që u bëhet atyre dhe vetë universitetit, i cili në këtë mënyrë merr atributet e një instituti.
Ar.Ho.