E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, sherr me armë mes të rinjsh, 2 në pranga

TIRANË- Një sherr me armë zjarri mes të rinjsh ka përfunduar në arrestimin e dy personave në kryeqytet. 

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se një grup të rinjsh janë konfliktuar mbrëmjen e sotme në rrugë ‘Ali Visha’, ndërkohë mësohet se në sherr e sipër të rinjtë kanë përdorur edhe armë zjarri.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërkohë që policia ka arrestuar personat që qëlluan. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›