E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somali, Kombet e Bashkuara dërgojnë ushqime

Kombet e Bashkuara kanë dërguar ushqime në kryeqytetin somalez, Mogadishu, ndërsa agjencitë humanitare paralajmërojnë për rritje të numrit të familjeve që vuajnë nga uria.
Rreth 3.7 milionë somalezë, gati gjysma e popullsisë, kanë mungesë serioze ushqimesh, për shkak të thatësirave që kanë goditur vendin.
Kjo është dërgesa e parë ajrore e ushqimit në Somali që nga fillimi i krizës. Aeroplani i OKB-së, ka dërguar 10 tonë të ashtuquajtura ushqime terapeutike, që përdoren për fëmijët e kequshqyer nën moshën 5-vjeçare.

Bëhet e ditur se kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për 3.500 fëmijë që të ushqehen për një muaj.
Organizatat humanitare thonë se nuk mund të kenë qasje tek 2 milionë somalezët e goditur në pjesët që kontrollohen nga militantët islamikë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›