Opozita per Tiranen Kemi prova per manipulimin

Partia Socialiste nuk njeh rezultatin e shpallur për Tiranën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Deputetja Eglantina Gjermeni tha se ky rezultat është i manipuluar, dhe se do të ndiqet rruga ligjore. Prova të manipulimit tha ajo janë cënimi i integritetit të kutive, numri i votuesve që nuk përputhet me atë të votave.
"Gjurmët e manipulimit të procesit zgjedhor për bashkinë e Tiranës janë kudo dhe ato i kanë parë shqiptarë dhe ndërkombëtarë.Prandaj, ne nuk e njohim këtë rezultat. Rezultati ishte ai që e pa gjithë bota drejpërdrejt nëpër televizione dhe që nxorri drejtues Edi Ramën mbi gjithë paratë, presionet dhe makineritë e pushtetit të vënë në funksion të fushatës së Lulit të Saliut"-u shpreh Gjermeni.
Ndërkohë edhe aleati i socialistëve, Skënder Gjinushi thotë se procesi i kryer nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i manipuluar. Zoti Gjinushi deklaron se nuk duhet të ketë pavlefshmëri të zgjedhjeve për Tiranën, por vetëm për procesin ekstra siç e quan ai hapjen kutive nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nëse ndodh kjo, tha kreu socialdemokrat mbetet në fuqi rezultati që shpall Edi Ramën fitues me 10 vota.
"Ky proces është një proces ekstra. Pra, Kolegji Zgjedhor pranon që çfarë ka ndodhur pas 18 majit është një veprim ekstra ligjor. Pra, është një proces i paparishikuar në kod, pra është një proces anti kod i vënë në pah edhe nga ODIHR-i. Ndaj, pavlefshmëria e tij nuk çon në pavlefshmëri të Tiranës, por bën atë që ky të dalë i pavlefshëm, siç e meriton dhe Tirana të mbajë rezultatin e 14 majit"-tha Gjinushi.
Komosion i Qendrori i Zgjedhjeve në funksion të zbatimit të vendimit të Kolegjit Zgjedhor hapi të gjitha kutitë e Tiranës për të vlerësuar votat e hedhura gabim. Në mbyllje të numërimit, kandidati democrat, Lulzim Basha doli fitues me 93 vota, ndërkohë që Partia Socialiste ka zgjedhur të mos e njohë dhe ta ankimojë këtë rezultat.
Taulanta Boja