E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çanta e braktisur pranë Trenit alarmon policinë

TIRANE - Një çantë e harruar pranë stacionit të trenit nga persona ende të panjohur ka shkaktuar një alarm për bombë mesditën e djeshme për policinë.

Mesditën e djeshme, kur ora shënonte 13:30, salla operative e drejtorisë së Policisë së Tiranës është njoftuar se pranë stacionit të trenit ndodhej një çantë shpine e zezë. Madje çanta ka qenë e mbushur plot dhe dukej e fryrë çka i ka shtirë frikën njerëzve që e kanë vënë re. Ata kanë qenë personat që telefonuan në polici, nisur dhe nga dyshimet që çanta ndodhej në një zonë të mbipopulluar, si pasojë e lëvizjeve të mjeteve të transportit publik dhe pranë institucioneve të rëndësishme private. Efektivë të policisë së komsiariatit nr.3 kanë mbërritur të parët, duke rrethuar zonën, derisa kanë shkuar dhe ekspertët e xhenios. Specialistët përkatës kanë provokuar një shpërthim të çantës, e cila ka shkaktuar vetëm pak zhurmë, por asgjë më tepër. Pas hapjes së çantës ka rezultuar se në të ndodheshin vetëm sende personale të personit që e ka harruar.                     d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›