Përkujtohet aktorja Violeta Manushi
FIER - Dhimbje dhe lot për aktoren e pavdekshme të skenës dhe artit shqiptar, Violeta Manushi. Mall për atë që prej një viti është larguar nga jeta e gjallë.
Ajo iku, por pas la një mal me vlera të paçmueshme dhe brilante që lartësojnë sot emrin dhe veprën e shqiptarëve në artin skenik dhe kinematografinë. Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të "Zonjës nga qyteti", fondacioni kulturor mbarëkombëtar "Nermin Vlora Falaschi", në bashkëpunim me teatrin "Bylis" dhe bashkinë e Fierit organizuan veprimtarinë "Homazhe artistes së madhe Violeta Manushi". Të pranishmit në homazh shpalosën vlerat e pavdekshme të mbretëreshës së skenës, gruas legjendë që me kujdes dhe përkushtim arriti të thyejë mentalitetin e kohës dhe të radhitet në sferën më të lartë të yjeve të skenës shqiptare. Manushi ka lënë më shumë se 110 role në teatër dhe 16 role në kinematografi. m.r