Sefgjini, banesa është kthyer në zyrë
Në shtëpinë e Sefgjinit është e pamundur të hysh.
Fatos Mahmutaj
Për të hyrë atje duhet në fillim t’i telefonosh, në momentin kur ndodhesh tek porta. Diku pas derës, nëpërmjet syrit optik Arben Sefgjini sheh, se cili ndodhet jashtë. Veç të afërmve dhe njerëzve të familjes, aty mund të hyjnë vetëm vartësit e Sefgjinit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim-Taksave. Sipas fqinjëve të Sefgjinit, banorë në pallatin katërkatësh, pranë godinave të studentëve te “21 Dhjetori”, banesa e kreut të Tatimeve është kthyer në një zyrë të vërtetë. Që në orën 08:00 të mëngjesit vijnë vartësit e parë. Sapo ngjisin shkallët e katit të tretë dhe gjenden para derës së shefit, nxjerrin celularët nga xhepi dhe telefonojnë. Në fakt prej disa ditësh, zilja e celularit është e vetmja që dëgjohet në banesën e personit të akuzuar për Remzi Hoxhën. Pak ditë pasi Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda vendosën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të, Sefgjini u detyrua të mbyllej brenda banesës. Pasditen e djeshme, zilja e derës së tij nuk funksiononte, ndërsa fqinjët e tij në katet e mëposhtme të pallatit pohojnë se ndoshta ai e ka çaktivizuar zilen si pasojë e bezdisjes nga persona të ndryshëm, shumica gazetarë që nuk mungojnë asnjëherë para banesës së kreut të Tatimeve. Dita e djeshme, sipas banorëve të pallatit ishte një ditë krejt e zakonshme pune për fqinjin e tyre të detyruar nga ligji të qëndrojë brenda shtëpisë. Vizitat e vartësve të tij tashmë janë bërë rutinë, ndërsa personat që vijnë përditë aty thuajse njihen nga të gjithë banorët e pallatit. Pasi qëndrojnë pak minuta, siç duket sa firmosin dokumentet, informojnë për punët apo marrin urdhrat dhe detyrat, largohen sërish. Vetëm në fundjavë, vizitat e vartësve rrallohen në banesën e kreut të Tatimeve, por asnjëherë ato nuk mungojnë. Pak ditë më parë u bë publik fakti se prokurori i çështjes, i refuzoi Sefgjinit kërkesën për ta lejuar të shkonte në zyrë. Kjo ka bërë që të mbetet në fuqi masa e caktuar nga gjykata për Sefgjinin, ndërsa pas pak ditësh pritet që masa të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Aktualisht, kreu i Tatimeve, dikur numri dy i SHIK të kryeqytetit ndodhet në proces gjyqësor për zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha në tetor të vitit 1995. Sipas Prokurorisë, Arben Sefgjini, ish-drejtori i SHIK-ut për degën e Tiranës, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve; Ilir Kumbaro ish-kreu i SHIK në drejtorinë qendrore; Avni Koldashi ish-shef i bazës së vëzhgimit dhe Budjon Meçe, ish-inspektor, akuzohen për “rrëmbim me pasojë vdekjen” dhe “torturë”, akuza të konsumuar në bashkëpunim dhe nga tre herë prej secilit të pandehur, ndaj Remzi Hoxhës, Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshaj, çka rrezikojnë dënim që mund të shkojë deri në burg të përjetshëm nëse gjenden fajtorë.
Procesi
Seanca e radhës në ngarkim të Arben Sefgjinit, Ilir Kombaros, Avni Koldashit dhe Budjon Meçes pritet të jetë më datë 30 maj. Pas kësaj gjykata ka paracaktuar se seancat do të jenë çdo të premte në orën 09:00. Me këtë vendim gjykata njohu familjarët e Remzi Hoxhës, në mënyrë që të kenë mundësi të ndjekin seancat gjyqësore.