Përkujtohet Aleksandër Xhuvani në 130-vjetorin e lindjes
ELBASAN- 130-vjetori i lindjes së gjuhëtarit, poliglotit dhe personalitetit Aleksandër Xhuvani ka mbledhur në konferencë të afërm, miq, pedagogë e intelektualë. Konferenca me këtë rast u organizua në universitetin i cili mban të njëjtin emër në qytetin e Elbasanit.
Të pranishmit vlerësuan figurën e Xhuvanit si një krijues dhe nismëtar i historisë. Ata e cilësuan mjaft të rëndësishëm kontributin e tij në fushën e arsimit, si një kontribut unik.
Ndërsa pedagogët e universitetit duke vënë në dukje pikërisht vlerat e Aleksandër Xhuvanit premtuan se do të punojnë për të pregatitur një brez i cili duhet të ndihet krenar që studion në këtë institucion i cili mban gjithastu një emër të madh.
(m.a/News24/BalkanWeb)