E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojë, aksi drejt kalatës së trageteve në gjendje të mjerueshme

TROPOJE- Një prej akseve më të rëndësishëm në Tropojë është ai nga Dushaj në Kalatën e trageteve por gjendja aktuale e tij nuk lë vend për sigurinë e automjeteve që lëvizin në këtë aks.

Sikur të mos mjaftojë ngushtësia e rrugës, gropat e mbushura me ujë dhe baltë e bëjnë atë më të rrezikshme, ndërsa muret mbrojtës prej vitesh janë dëmtuar dhe sot nuk ka asnjë gjurmë të tyre.

Cdo ditë në këtë aks qarkullojnë me dhjetëra automjete të cilat transportojnë jo vetëm mallra por edhe pasagjerë. Përmes këtij aksi mjetet udhëtojnë drejt tragetit të linjës Fierzë-Koman dhe anasjelltas. Shpesh mjetet e tonazhit të lartë hasin vështirësi për të kaluar duke krijuar madje dhe radhë të gjata makinash që presin për orë të tëra në trafik.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›