E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasëll Krou, i dashuri i Bejonses, por vetëm në film

Rasëll Krou dhe Bejonse flitet se do të jenë partnerë në rolet kryesore të ribërjes së filmit klasit “A Star Is Born”. Robert Daunej Jr. ishte përmendur si opsion për rolin kryesor mashkullor, por tashmë duket se ai do të jetë ylli i filmit “Gladiator”. Krou është aktori i ri favorit për të luajtur muzicientin e moshuar, alkoolist, i cili këshillon dhe bjerë në dashuri me një yll më të ri femër. Filmi ishte hit në vitet 1930-ta dhe tashmë është ribërë dy herë, me Xhudi Garland dhe Xhejms Mason në vitin 1957 dhe me Barbra Streisand dhe Kris Kristoferson në 1976. Nik Kasavets pritet të bëjë regjinë e filmit, që thuhet se do të ketë në mesin e aktorëve edhe yllin e filmit ”Mad Men”, Xhon Ham, si dhe dy yjet e muzikës Alishia Keys dhe Rihana.

Nikol Kidman, muza e Keith Urban

Jo vetëm që është i lumtur se ka në krah gruan më të bukur të Hollivudit, por e vesh atë edhe me virtyte të tjera. Bëhet fjaë për kompozitorin Keith Urban, i cili e konsideron gruan e tij, Nikol Kidman, si të vetmen që e ka përmirësuar atë si kompozitor, pasi lidhja e tyre ka ndikuar pozitivisht në muzikën e tij. Çifti u martua në vitin 2006 dhe pas dy vitesh u bënë prindër të vajzës Sandeju Rose, ndërsa Urban pranon se dashuria për aktoren hollivudiane shfaqet dukshëm në muzikën e tij dhe disa këngë madje i kushtohen asaj. Këngëtari i muzikës “country” ka thënë për “People” se Kidman e ka ndihmuar atë të bëhet personi që ka dashur të jetë. Çifti herë pas here është shfaqur në publik në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në harmoni me njërit-tjetrin.

8 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›