Përkujtohet regjisori Boris Ikonomi
Sot në orën 18.00 në kinema “Millennium” zhvillohet një aktivitet përkujtimor për një nga regjisorët e njohur të animacionit shqiptar, Boris Ikonomi. Aktiviteti, nismë e Shoqatës së Animacionit Shqiptar, në bashkëpunim me familjen e artistit, është një nderim dhe homazh për veprën e artistit që u nda nga jeta, më 15 nëntor 2008. Shtatë nga njëmbëdhjetë filmat që mbajnë firmën e Ikonomit dhe që kanë mbetur ne kujtesën e publikut e të kinematografisë shqiptare, si “Puna është flori”, “Zemërimi i shkronjave”, “Ilira”, etj, dalin nga Arkivi Qendror i Filmit për t’u projektuar përgjatë një ore në ekranin e madh. Ceremonia zhvillohet në ditëlindjen e 53-të të regjisorit.