E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, vret të bijën se vishte minifund në shkollë

 

Një baba në Rusi ka punësuar për të vrarë tre bashkatdhetarë për të vrarë të bijën 21-vjeçare, e cila “duhej të dënohej” pasi vishej në një mënyrë të turpshme, duke dhunuar traditën islamike. Ngjarja ka ndodhur në Rusi, në veriun e Shën Petersburgut, ku një shitës me origjinë nga Azerbajxhani, Gafaro Kirimov, 46 vjeç, ishte lodhur nga të dëgjuarit e provokimeve të patriotëve të tij. E bija kishte vendosur të mbante një minifund për në shkollë, në Universitetin e Mjekësisë, ku studionte. Por babai i saj kishte pranuar sugjerimet e disa miqve, që ta lante me gjakun e saj, atë që ata e quajtën një turp të pakapërcyeshëm, siç shkruan tabloidi rus “Komsomolskaia Pravda”. Ai punësoi tre azerbajxhanas dhe iu dha 100 mijë rubla (2.200 euro). Ata e rrëmbyen e vajzën, dhe pasi e larguan nga qyteti, e vranë me dy goditje në kokë, duke e hedhur më pas trupin e saj në një pyll. Më pas babai ka denoncuar zhdukjen e së bijës, por ka tradhtuar veten, duke e deklaruar të vdekur vajzën, gjë që ka bërë të dyshojë policinë. Ai rrëfeu ngjarjen dhe emrat e bashkëpunëtorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›