E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ekonomike, pasoja në turizëm

 

DURRES - Kriza botërore në ekonomi mund të ketë pasoja në turizëm. Ata emigrantë që jetojnë në vendet e zhvilluara të prekura nga kriza do të shpenzojnë më pak para për dëfrim, pasi u janë tkurrur të ardhurat. Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë në Durrës gjatë një seminari për kreditimin e bizneseve të vogla dhe të mesme nuk la pa përmendur edhe këtë temë, shumë të diskutuar së fundmi. Sipas Andrea Xhovarës, kryetar i Dhomës së Biznesit në Durrës sipërmarrjet dhe konsumatorët nuk duhet të përfshihen nga paniku, pasi ky fenomen e rëndon akoma më shumë efektin e krizës. “Përpara kërcënimit të kësaj krize, operatorët turistikë të Durrësit nuk duhet të ulin çmimet, por thjesht të rrisin cilësinë e shërbimeve”, dha si këshillë Xhovara. Vitin e shkuar në Durrës zbarkuan gati gjysmë milioni pushues.                 o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›