E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perlat e muzikes amerikane ne naten e Krishtlindjeve ne Tv Klan Izaura Ndoj

"Kenget e Shekullit", dhe mijera teleshikues i festuan Krishtlindjet me naten e muzikes amerikane. Gjate kesaj mbremje i ftuar special ishte ambasadori amerikan Arvizu i cili u prit nga presidenti i Tv Klan, Aleksander Frangaj dhe pjesetare te tjere te stafit. Kenget e perzgjedhura ne kete nate ishin te gjitha ne atmosferen e festave, disa edhe muzike kishtare te sjella me orkestrime te reja ne skenen shqiptare.

Netet e muzikes me te bukur boterore, asaj qe eshte kenduar dhe adhuruar shpesh here ne skenat shqiptare erdhen ne nje skene gjigante projektuar perseri nga artisti i mirenjohur Italian, i cili nga te dhjete komponentet qe perbejne faktoret per ndertimin e skenes se Sanremos, ka marre noten dhjete si komponenti me i mire. Por mesa duket me po kaq shpirt dhe deshire ai e perjeton edhe punen per skenat shqiptare. Shqiptaret edhe kete te shtune paten mundesi perseri te degjonin kengetaret e tyre te preferuar por kesaj here me nje repertor te zgjedhur nga perlat e muzikes boterore si ajo e Amerikes.

Zerat kumbues te skenes shqiptare

Ne kete show qe cdo te shtune ka mbushur me ritme dhe emocion Teatrin Klan, kenduan kengetaret me te njohur te muzikes shqiptare si Juliana Pasha, Rovena Dilo, Frederik Ndoci, Kastriot Tusha, Eliza Hoxha, Altin Goci, Alban Skenderaj, Genta Ismaili dhe Besa e cila shoqerohej nga femijet e institutit arsimor "Tirana jone".

Gjate kesaj mbremje nje prezantim shume interesant ishte interpretimi i pianistes se re Erga Halili, e cila me notat e saj kumboi skenen.

Trupa e baletit dhe koreografia gjigante

Gjate kesaj mbremje nje nga elementet e vecante qe i dha kolorit, entuziazem dhe energji ishte trupa e baletit drejtuar nga Albi Nako. Atmosfera me e bukur e krishtlindjeve erdhi fal koreografise se Albi Nakos dhe kercimit te balerinave te cilat si cdo te shtune dhuruan sharme dhe energji ne cdo kercim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›