E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje e veteranëve serbë të luftës dhe policisë, 10 të plagosur

Më shumë se një mijë veteranë serbë të luftës nga njëzet qytete të Serbisë kanë dalë në rrugë duke kërkuar t’u paguhen mëditjet për kohën sa kanë marrë pjesë në luftë.

Në përleshjet ndërmjet veteranëve serbë të luftës dhe forcave policore në Kurshumli, janë lënduar disa nga demonstruesit. Ndërkohë që tre prej tyre janë arrestuar.

Përleshjet kanë filluar kur demonstruesit kanë provuar ta thyejnë kordonin policor. Si pasojë e përleshjes, disa prej tyre kanë marrë plagë të lehta trupore dhe tre demonstrues janë arrestuar. Lideri i protestuesve Dejan Milosheviç ka konfirmuar përleshjet për agjencinë e lajmeve “Associated Press”. Ata kanë kërkuar dëmshpërblime për shërbimin e tyre në Kosovë nga vitet 1998-1999. Gjithashtu kanë kërkuar lirimin e dy veteranëve të luftës që mbahen të burgosur për krime lufte në Kosovë. Kërkesat e bëra nga veteranët e luftës në fakt i drejtohen qeverisë serbe dhe nuk dihet përse ata kanë tentuar të hyjnë në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›