E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplas për vdekje 70-vjeçarin, largohet autori

Aksident me pasojë vdekjen e një personi në fashtin Tapizë të Krujës. Shtetasi Hamza Korbi, 70-vjeçar, lindur në Kukës dhe banues në Tapizë ka qenë duke kaluar në anë të rrugës automobolistike në aksin Fushë Krujë-Tiranë, kur është përplasur nga një makinë që ecte me shpejtësi. I moshuari ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë që mjeti është larguar nga vendngjarja, me shpejtësi pa i dhënë ndihmën e parë. Sipas policisë autori nuk është identifikuar ende. Dëshmitarët kanë saktësuar vetëm ngjyrën e zezë të makinës dhe kanë shtuar se ajo është dëmtuar shumë në pjesën e parakolpit kur ka goditur viktimën. Policia po heton për ngjarjen dhe kapjen e autorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›