Përleshje me armë, vriten dy të rinj
Dy të rinj kanë vdekur ndërsa një tjetër është plagosur rëndë gjatë një shkëmbimi zjarri në një fshat të thellë të Malësisë së Madhe. Edhe pas 24 orësh, policia nuk i ka ende të qarta rrethanat e ngjarjes së rëndë, të ndodhur në një zonë që është krejtësisht jashtë kontrollit të saj.
Përleshja me armë ka ndodhur rreth orës 23:00 të së mërkurës, pranë një lokali në Bartosh, një fshat i thellë malor i Rrethit Malësi e Madhe. Gjergj Shotaj, 26 vjeç, dhe Tom Ulaj, 23 vjeç, kanë mbetur të vdekur në vend nga plumbat e kallashnikovit, ndërsa Ardian Narkaj, 28 vjeç, është plagosur rëndë.
Fshati ku ka ndodhur krimi ndodhet në një terren të thyer, shumë larg qytetit të Koplikut. Për këtë arsye, atje mungon shërbimi i telefonisë celulare, madje edhe radiot e policisë nuk funksionojnë. Kjo ka bërë që policia të shkojë me vonesë në vendngjarje dhe ta ketë të vështirë zbardhjen e rrethanave të krimit. Burime nga Policia e Shkodrës pohojnë se po hetohet në dy pista kryesore për zbardhjen e ngjarjes. Së pari mendohet se gjithçka ka ndodhur pas një zënke për motive të dobëta, pasi tre personat kanë qenë duke pirë së bashku në një lokal të fshatit. Nga dëshmitë e para mësohet se ata kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin në gjendje të dehur. Sipas një versioni të hedhur nga dëshmitarët, debati mes tyre ka nisur në lokal me fjalë, pastaj ka degjeneruar në përleshje fizike, e më pas në një shkëmbim zjarri që ka përfunduar me dy të vdekur dhe një të plagosur.
Por, nga marrja në pyetje e disa personave të tjerë që kanë dijeni për ngjarjen, policia ka ngritur një pistë të dytë hetimi, sipas të cilës tre viktimat janë qëlluar nga një person tjetër, ende i paidentifikuar. Një tjetër fakt që i shkon përshtat pistës së dytë të hetimeve është gjetja e trupave të pajetë në rrugën kryesore të fshatit dhe jo pranë lokalit ku thuhet se ka nisur sherri. Po sipas policisë, fakti që dy viktimat janë njohur si problematikë në zonë dhe kanë pasur shoqëri me njëri-tjetrin ka ngritur dyshimet se ata janë qëlluar nga një person tjetër. Edhe pas dy ditësh, policia nuk e ka ende të qartë motivin e kësaj përleshjeje me armë, si dhe rolin që ka pasur në këtë ngjarje personi që ka mbetur i plagosur.
Ndërkohë, mësohet se njëri nga viktimat, Tom Ulaj, ishte person i shpallur në kërkim nga policia për grabitje me armë. Ai ka qenë gjithashtu i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Ngjarja e ndodhur të enjten në mbrëmje ka nxjerrë në pah edhe një shqetësim të banorëve të zonave të thella malore, ku lëvizja e njerëzve të armatosur dhe shkrehja e armëve është bërë një fenomen i zakonshëm. Sipas disa banorëve të fshatit Bratosh ku ndodhi ngjarja e së mërkurës, krismat e armëve në këtë zonë janë të zakonshme gjatë natës, ndaj edhe njerëzit i shmangin lëvizjet pas perëndimit të diellit. "Policia duket në këto anë vetëm kur vriten njerëz", tha dje një banor i fshatit.