Siri, regjimi vret gazetarët e huaj
Sipas raportimeve të mediave që mbulojnë situatën në Siri, mësohet se në qytetin Homs, gjatë protestave popullore që kërkojnë largimin e presidentit Bashar al Assad dhe përmbysjen e regjimit të tij, trazirat janë përshkallëzuar deri aty, sa forcat e regjimit kanë vrarë një gazetar të huaj dhe kanë plagosur një tjetër. Gjithashtu, mësohet se janë sulmuar edhe vëzhguesit e Ligës arabe, çka e ka rënduar akoma më tej gjëndjen në Siri. Protestat në këtë vend vazhdojnë prej muajsh dhe janë përshkallëzuar për të rrëzuar presidentin, i cili në vendet perëndimore konsiderohet si diktator, ndërsa nga Hugo Chaves dhe Ahamadinaxhadi i Iranit si hero. Gjithashtu, raportohet se krahas protestave anti-regjim, Bashar al Asadi ka mbledhur në Damask, manifestues në shenjë mbështetjeje ndaj regjimit dhe drejtimit të tij si president i vendit.