E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje në Gramsh, arrestohen 3 tifozë

 

Nuk është mbyllur pa probleme edhe derbi tjetër i Prefekturës së Elbasanit, mes Gramshit dhe Elbasanit. Nëse në fushën e lojës nuk janë kaluar asnjëherë caqet e fair-play, ndryshe ka ndodhur në shkallët e stadiumit. Konfrontimi i mes tifozëve parë ka ardhur në fillim të ndeshjes ku disa tifozëve elbasanas dhe gramshiotë janë goditur me njëri-tjetrin duke sjellë si përfundim lëndimin e një fansi nga Elbasani dhe një nga Gramshi. Për këtë ngjarje u shoqëruar në polici tre persona të cilët madje kanë qenë edhe të dëmtuar. Ndërsa rasti i dytë ka qënë në mesin e pjesës së dytë kur ka pasur incidente mes tifozerive përkatëse të cilat ishin shumë pranë njëra-tjetrës. Si pasojë e goditjes ka mbetur i dëmtuar një tifoz, i cili është përcjellë me ambulancë në spital. Më pas policia ka ndërhyrë dhe ka vendosur rregull.

Tifozet
Partizanit mund t’i mungojnë të ardhurat (futbollistët nuk paguhen nga presidenti Albert Xhani prej 17 muajsh) por asesi publiku femëror. Ndryshe nga katër ndeshjet e tjera të Partizanit të luajtura në shtëpi, ajo që binte në sy në sfidën e djeshme ishte prania e tifozeve femra. Një e veçantë kjo që nuk ndodh shpesh në Shqipëri, pasi ende vazhdon të jetë tabu prezenca e femrave në stadium. Por jo te Partizani, skuadër kjo që ka ruajtur ende publikun e vet edhe pse këtë sezon luan në kategorinë inferiore dhe jo më në elitën e futbollit shqiptar sikundër i ka hije.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›