E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot ndeshja Gjeorgji-Shqipëri, sfida e parë për De Biazin

Kombëtarja Shqiptare nis sot zyrtarisht erën De Biazi. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Italian do të përballen në orën 15.00 në Tbilisi me skuadrën vendase ku në formacion janë thirrur shumë lojtarë të rinj.
 

Para ndeshjes në konferencën për shtyp tekniku italian ka kërkuar nga skuadra një nisje të mbarë të eksperiencës së tij.
 

Ekipi do luajë me skemën 4 -1-4-1 dhe sulmues i vetëm do jetë i ri Edgar Çani. Ndërkohë që shiritin e kapitenit e mban mesfushori veteran Ervin Bulku.
 

Porta do të jetë sigurisht Sajmir Ujkani. Reparti i mbrojtjes do të përbëhet nga Lila, Dallku, Veliu dhe Agolli. Ervin Bulku do të luajë përpara mbrojtjes ndërkohë që në mesfusha do të jetë e populluar me lojtarë të rinj. Muzaka, Hyka, Roshi dhe Vila do të furnizojnë me topa sulmuesin Çani.
 

Sfida e stme mes kombëtares shqiptare dhe Gjeorgjisë do të jetë e 12-ta mes këtyre dy përfaqësueseve. Në 11 takimet e para kombëtarja jonë ka marrë 3 fitore, ka barazuar 2 herë dhe ka pësuar 7 humbje.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›