Itali, vriten barbarisht 2 shqiptare
Olbia-Nje krim i rende i ka marre jete dy emigranteve shqiptare ne Olbia te Italise, ndersa nga kjo ngjarje ka mbetur e plagosur rende, bashkeshortja e njerit prej te vrareve. Kasem Memaj 32 vjec, dhe Gazmend Peca 30 vjec, u ekzekutuan me arme zjarri ne oret e mesdites se djeshme, brenda ne banesen ku ata jetonin. Nje person ka hyre ne shtepine e marre prej tyre me qera, dhe ne prani te gruas se njerit prej viktimave dhe foshnjes se tyre 5 muajshe, ka qelluar me pistolete 7 here. Nga te shtenat ka mbetur e plagosur ne gjoks Ariana Zelo, e cila pas ngjarjes eshte derguar ne spital ne gjendje te rende. Sipas policise italiane, autori i krimit, eshte 69-vjecari Nino Cherchi, nje nga personat e njohur si anetar i bandes sarde ne vitet '60 ne Sicili, ish-i denuar me 11vjet burg dhe me pas i liruar. Ai ka hyre ne banesen qe ai ia kishte lene me qera disa shqiptareve dhe ka qelluar me pistolete 7 here, ku dy shqiptaret kane marre nga dy plumba ne koke secili. Tre plumba te tjere qe fluturuan ne ajer, kane perfunduar ne trupin e 31-vjecares, Ariana Zelo, ndersa disa plage te lehta ka marre dhe foshnja e saj 5 muajshe, gjate perpjekjes se nenes per t'i shpetuar bresherise se plumbave. Menjehere pas ngjarjes, policia arrestoi agresorin, 69-vjecarin Cherchi, si dhe sekuestroi armen e krimit nje pistolete e kalibrit 7.65 mm. I pyetur ne polici, mesohet se italiani e ka pranuar autoresine e krimit. Masakra mesohet se ka ndodhur pas nje grindjeje lidhur me vonesen ne pagesen e qerase se baneses, ku jetonin shqiptaret, e cila ishte ne pronesi te italianit Nino Cherchi. Specialiste te kriminalistikes dhe hetues italiane kane mberritur ne vendin e ngjarjes dhe po punojne per zbardhjen e plote te krimit. Italiani 69-vjecar Nino Cherchi, njihej si nje person me dosje te pasur penale. Qe ne moshen 20-vjecare ne vitin 1962, ai ishte arrestuar per nje vrasje te kryer ne Nuoro, por me pas gjykata e liroi. Nje vit me pas u denua me 9 vjet e 3 muaj burg, per vjedhje dhe grabitje.
Ledi Koraqi