E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje të reja në Jerusalem

Forcat izraelite të sigurisë i janë vërsulur sot njërës prej objekteve më të shenjta në Jerusalem, duke shfrytëzuar topa të ujit për të shpërndarë turmën prej disa qindra palestinezëve, të cilët kishin gjuajtur më herët forcat e sigurisë me gurë.

Edhe pse nuk pati lëndime serioze në mesin e protestuesve apo të forcave të sigurisë, ishte ky incidenti më intensiv i regjistruar kohëve të fundit në Jerusalem.

Udhëheqësit myslimanë kishin kërkuar nga besimtarët që të tubohen dje në xhaminë e Al Aqsas, për të reaguar ndaj asaj që e cilësuan si përpjekje për pushtim nga ana e hebrenjve. Policia izraelite theksoi se protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të pjesëtarëve të forcave të sigurisë.

Forcat e sigurisë rrethuan protestuesit, duke detyruar shumë prej tyre që të kërkojnë strehim në xhami, por nuk hynë në brendi të kompleksit të xhamisë.

Një pjesëtar i policisë ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa 21 protestues janë arrestuar, deklaroi zëdhënësi i policisë izraelite, Micky Rosenfeld.

Shpati, në të cilin gjendet xhamia Al Qasa, që nga viti 1967 është nën kontrollin e Izraelit, por ai administrohet nga një organ religjioz mysliman, i njohur me emrin Vakëf.

Tendosjet janë shtuar gjatë javëve të kaluara, pasi që udhëheqësit myslimanë kanë akuzuar Izraelin se është duke gropuar nën kompleks, me qëllim që të dëmtojë objektet religjioze myslimane. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka mohuar këtë, duke fajësuar ekstremistët myslimanë për ngritje të akuzave të pabaza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›