Vrasesi i Capjes kerkon pafajesi
Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda le ne qeli Armando Hasanin, i akuzuar per vrasjen e pronarit te kompleksit "Univers" ne Elbasan, Sokol Capja. Masa e sigurise per te eshte dhene gjate dites se djeshme, nderkohe qe vete 24-vjecari nuk e ka pranuar akuzen qe iu komunikua ne masen e sigurise. I dyshuari ka kerkuar qe te lihet i lire nga gjykata, nderkohe qe organi i akuzes pretendoi mbajtjen e tij ne qeli, deri ne perfundimin e hetimeve. Por, ndersa jane servirur provat e siguruara gjate hetimeve, trupi gjykues ka lene ne qeli te dyshuarin per ekzekutimin dy vjet me pare te Sokol Capjas. Pasi ka degjuar pretendimet e te dyja paleve, Gjykata e Krimeve te Renda ka lene ne qeli Armando Hasanin. Pervec vrasjes se biznesmenit Capja, e ndodhur gjate vitit 2005, Hasani dyshohet se eshte autor edhe i disa veprave te tjera kriminale. Hasani u prangos kater dite me pare, ne nje hotel prane autostrades Tirane-Durres, nderkohe qe, gjate momentit te prangosjes, atij iu gjeten edhe dy pistoleta te mbushura.
R.C