Përmbajtja e Raportit të Ban Ki Munit për Kosovën
Plani katërpikësh i Prishtinës, thjesht aneks i planit gjashtëpikësh. Vendeve anëtare të KS-së, udhëzime për rikonfigurimin ndërkombëtar në Kosovë
Blerina Olldashi
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ua ka dorëzuar Raportin për Kosovën shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit, të cilat pritet ta diskutojnë në mbledhjen e këtij Këshilli. Në raport jepen udhëzime për rikonfigurimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë, modalitetet që duhet ndjekur në këtë proces. Plani i gjashtëpikësh është pjesë e raportit, kurse plani katërpikësh i Prishtinës është përfshirë thjesht si aneks i tij. Neni 16 i Raportit të 12 qershorit i mundëson BE-së rol të madh operativ në Kosovë, në veçanti në fushat e Policisë Ndërkombëtare, të Drejtësisë dhe të Doganave.
1. Policia
Shërbimi policor duhet të pasqyrojë të gjithë shoqërinë dhe shërbimet policore të bazuara në komunitet. Ai duhet të ofrohet nga pjesëtarët e komuniteteve lokale. Stacionet dhe nënstacionet do të mbesin nën zinxhirin ekzistues të komandës dhe do të monitorohen nga Policia Ndërkombëtare. Emërimet e oficerëve serbë në funksionet e larta do të bëhen nga përfaqësuesi special i Ki Munit nëpërmjet komisarit të tij të Policisë. Detyrat policore do të monitorohen ndërkombëtarisht nga një strukturë e pavarur komanduese, e cila përfundon me PSSP-në.
2. Doganat
Kosova do të funksionojë si një rajon i vetëm doganor. Oficerët ndërkombëtarë të doganave, sipas Rezolutës 1244, do të rikthehen në portat 1 dhe 31. Modalitetet e stacionimit të tyre do të pasqyrojnë konceptin e menaxhimit të kufijve të integruar të Europës dhe kjo mund të përfshijë edhe bashkërenditje të pikave doganore. Tarifat do të jenë në përputhje me Kodin e Doganave të Rregullores 2004/1 të UNMIK-ut.
3. Drejtësia
Parimi kryesor për Drejtësinë do të jetë sundimi i ligjit në të gjithë Kosovën dhe për të gjithë, pavarësisht etnisë, komunitetit apo lokaliteteve. Gjykatësit dhe prokurorët lokalë do të emërohen në pajtueshmëri me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999). Përzierja e gjyqtarëve dhe prokurorëve lokalë të emëruar në këto faza do të reflektohet në komunitet dhe në juridiksionin e vendosur territorial, ku ata do të shërbejnë.
4. Transporti dhe infrastruktura
Diskutimet kanë dhënë shenja të pranimit të nevojës për bashkëpunim të ngushtë mbi çështjet e mëdha infrastrukturore (rrugë, hekurudhë, ujë, energji elektrike), rrjedhën e trafikut dhe tregtinë, si dhe mbi çështjet shumë të rëndësishme praktike siç është identifikimi i kualifikimeve. Progresi në këto fusha nuk është vetëm çështje e sigurisë që do të mirëpritet në Europë, por në veçanti një zhvillim i mirëpritur nga komunitetet në Kosovë.
5. Kufijtë
Shumë prej çështjeve relevante me menaxhimin e kufirit do të adresohen nga procesi i komitetit teknik për transport dhe infrastrukturë. KFOR-i si prezencë ushtarake ndërkombëtare, vazhdon të përmbushë mandatin e tij të sigurisë nëpër të gjithë Kosovën, përfshirë këtu edhe respektimin e kufijve, në bashkëpunim me organizata tjera ndërkombëtare.
6. Trashëgimia serbe
Duhet të vazhdojë mbrojtja e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. I rëndësishëm është konsideruar dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Kjo do të themelojë një kornizë të miratuar që Këshilli i Europës dhe procesi për rindërtim i UNESCO-s të vazhdojë.
Prishtina kundërshton 6 pikat. Thaçi: “Plani, i pazbatueshëm”
Autoritetet kosovare vazhdojnë ta kundërshtojnë planin 6-pikësh të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se ai mbetet i papranueshëm dhe i pazbatueshëm në Kosovë. Kreu i qeverisë ka thënë se statusi i vendit është zgjidhur dhe çështja është mbyllur më 17 shkurt, datë kjo kur Kosova është shpallur e pavarur. Institucionet e Kosovës i kanë dhënë mbështetje dhe e mirëpresin EULEX-in të vendoset në Kosovë sipas Kushtetutës së vendit dhe pakos së Ahtisarit, ndërsa Rezoluta 1244 është jorelevante në realitetin e ri të Kosovës, ka deklaruar kryeministri Thaçi, duke shtuar më tutje se doganat dhe policia janë të rregulluara me ligjet e miratuara nga Kuvendi. Ndërkohë partitë në opozitë deklarojnë se do të kërkojnë shkarkimin e udhëheqësve më të lartë të institucioneve nëse plani 6-pikësh i OKB-së do t’i imponohet Kosovës. Sipas përfaqësuesve të AKR-së, LDD-së dhe AAK-së, liderët institucionalë duhet të bëjnë gati letrat e dorëheqjeve.
26 Nentor 2008