E Diel, 1 Nëntor 2026

ISKSH: Masa ndaj 12 subjekteve farmaceutike që abuzonin me barnat

QSUT-ja përfshihet në listën e abuzimit me barnat e rimbursueshme. Farmacitë abuzonin me barnat, me faturat dhe recetat e parregullta

Emanuela Sako

Farmacistët abuzojnë me medikamentet dhe dokumentet përkatëse për përfitime personale. Nga kontrollet e ushtruara në të gjitha farmacitë e vendit, ISKSH-ja ka verifikuar 12 farmaci që kanë kryer veprime abuzive me barnat e rimbursueshme dhe shkelje të kontratës. Ky institucion ka marrë masa penalizimi ndaj farmacive që kanë abuzuar me rregulloren e përcaktuar nga ISKSH-ja. Burime pranë ISKSH-së sqaruan për gazetën “Albania” se gjatë muajve shtator - tetor 2008, nga strukturat e kontrollit të ISKSH-së, janë ushtruar kontrolle mbi vlerësimin dhe zbatimin kontratave me subjektet farmaceutike. Sipas burimeve, nga kontrollet janë verifikuar disa mangësi në lidhje me zbatimin e skemës së sigurimeve nga ana e subjekteve farmaceutike. Kontrolli është përqendruar tek ato subjekte me tregues të lartë të shpenzimeve të rimbursimit, duke alternuar kontrollin e befasishëm me kontrollin me inventarizim të barnave të listës.
Sipas ISKSH-së, shkeljet nga subjektet farmaceutike janë ulur në mënyrë radikale krahasuar me vitet e mëparshme për shkak të kontrolleve të vazhdueshme dhe masat e marra në vazhdimësi. Në total, në lidhje me kontrollin e subjekteve farmaceutike nga Drejtoria e Kontrollit të Jashtëm janë rekomanduar masa administrative, gjobë ndaj 11 subjekteve farmaceutike në shumën 99 000 lekë, masa zhdëmtimi nga këto subjekte farmaceutike në shumën 1.132.557 lekë dhe ndërprerje kontrate me një farmaci.
QSUT
Krahas këtyre subjekteve të kontrolluara, ISKSH-ja ka kryer kontrolle dhe ka hasur shkelje edhe në farmacitë e QSUT-së. Kështu, shkelje janë vërejtur në qarkullimin e barnave më të shtrenjta, të cilat zënë 13% të shpenzimeve të rimbursimit që tregtohen nga farmacia e QSUT-së dhe nga depot e importit me kontratë trepalëshe. Problematika e konstatuar nga ISKSH-ja janë disa parregullsi në plotësimin e faturave të shitjes së barnave, mungesa e kërkesës me shkrim të drejtorit të QSUT-së për furnizimin e farmacisë me barna sipas detyrimit kontraktual nga ana e farmacisë së QSUT-së, ku nuk ishte bërë inventar në datën e lidhjes së kontratës dhe në hyrjen e listës së barnave 2007. Njëkohësisht është bërë shitje e barit (barnave) nga farmacia ndryshe nga përshkrimi i dozës nga mjeku. Njëkohësisht, nga depot importuese nuk njoftohet mungesa për një kohë të gjatë për barnat që janë në treg.
Kontrollet
Nga ushtrimi i kontrolleve janë konstatuar shkelje të detyrimeve kontraktuale nga ana e disa subjekteve farmaceutike. Nga kontrollet me inventarizim në 4 farmaci të rajonit Dibër janë konstatuar diferenca në plus për disa barna të rimbursuara, ku në zbatim të kontratës janë vendosur masa zhdëmtimi në vlerën 196942.1 lekë. Kështu, në rajonin e Dibrës janë konstatuar: qarkullim i barnave të listës së rimbursueshme pa pullën e kontrollit të MSH-së, parregullsi në regjistrimin e faturave në regjistër brenda afateve të përcaktuara në kontratë, prania e librezave të shëndetit të pacientëve në mjediset e farmacisë pa praninë e tyre dhe diferenca në minus të pajustifikuara me receta të rregullta pa rimbursim. ISKSH-ja ka marrë masa ndaj këtyre subjekteve, sipas shkeljeve përkatëse që janë bërë. Një ndër masat e marra është ndërprerja e kontratave, ku i është bërë propozim komisionit të licencimit për heqje licence për një farmaci në rajonin e Dibrës. Njëkohësisht janë marrë masa administrative me gjobë për farmacitë e rajonit Dibër, në vlerën 46 000 lekë për diferenca në minus të barnave dhe parregullsitë në mbajtjen e dokumentacionit të farmacisë. Në dy farmacitë e rrethit Krujë u konstatuan parregullsi në mbajtjen e dokumentacionit në lidhje me regjistrimin e faturave brenda afateve, diferenca në plus dhe në minus për barnat e listës. Masat penalizuese ndaj këtyre farmacive janë gjobë në vlerën 32 000 lekë dhe dëm ekonomik në vlerën 253 983.9 lekë. Në farmacitë e rrethit Pukë u konstatuan parregullsi në mbajtjen e dokumentacionit në lidhje me regjistrimin e faturave brenda afateve dhe fatura pa vulën e depos, si dhe diferenca në plus dhe në minus për barnat e listës nga kontrolli me inventarizim në dy farmaci, ku u vendosën masat e gjobës në vlerën 1 000 lekë dhe dëm ekonomik në vlerën 194 955.9 lekë.

box
Total
Në lidhje me kontrollin e subjekteve farmaceutike nga Drejtoria e Kontrollit të Jashtëm janë rekomanduar masa administrative: gjobë ndaj 11 subjekteve farmaceutike në shumën 99 000 lekë, masa zhdëmtimi nga këto subjekte farmaceutike në shumën 1 132 557 lekë dhe ndërprerje kontrate me një farmaci.

QSUT
Parregullsi në plotësimin e faturave të shitjes së barnave, mungesa e kërkesës me shkrim të drejtorit të QSUT-së për furnizimin e farmacisë me barna, sipas detyrimit kontraktual, nga ana e farmacisë së QSUT-së, ku nuk ishte bërë inventar në datën e lidhjes së kontratës dhe në hyrjen e listës së barnave 2007. Njëkohësisht është bërë shitje e barit nga farmacia ndryshe nga përshkrimi i dozës nga mjeku, nga depot importuese nuk njoftohet mungesa për një kohë të gjatë e barnave në treg.

Dibër
Në 4 farmaci të rajonit Dibër janë konstatuar diferenca në plus për disa barna të rimbursuara, ku janë vendosur masa zhdëmtimi në vlerën 196 942.1 lekë. Kështu, në rajonin e Dibrës janë konstatuar: qarkullim i barnave të listës pa pullën e kontrollit të MSH-së, parregullsi në regjistrimin e faturave në brenda afateve të përcaktuara në kontratës etj. Masat e marra janë ndërprerja e kontratave, propozim për heqje licence, me gjobë në vlerën 46 000 lekë për diferenca në minus të barnave dhe parregullsitë në mbajtjen e dokumentacionit të farmacisë.

Krujë
Në dy farmacitë e rrethit Krujë u konstatuan parregullsi në mbajtjen e dokumentacionit në lidhje me regjistrimin e faturave brenda afateve, diferenca në plus dhe në minus për barnat e listës. Masat penalizuese ndaj këtyre farmacive janë gjobë në vlerën 32 000 lekë dhe dëm ekonomik në vlerën 253 983.9 lekë.

Pukë
Në farmacitë e rrethit Pukë u konstatuan parregullsi në mbajtjen e dokumentacionit në lidhje me regjistrimin e faturave brenda afateve dhe fatura pa vulën e depos, si dhe diferenca në plus dhe në minus për barnat e listës nga kontrolli me inventarizim në dy farmaci, ku u vendosën masat e gjobës në vlerën 1 000 lekë dhe dëm ekonomik në vlerën 194 955.9 lekë.

Buxheti i Bashkisë, diskutime në Njësinë Bashkiake Nr. 6

Qytetarët e Njësisë Bashkiake Nr. 6 diskutuan me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, për hartimin e buxhetit të vitit 2009 në lidhje me problematikën që shfaqen në zonat e kësaj njësie. Rama përmendi se një investim i rëndësishëm për banorët e kryeqytetit është edhe ndërhyrja për përpunimin e mbetjeve urbane në Landfillin e Sharrës. Aktualisht ka filluar puna në parcelën e dytë në fushën e Sharrës. Në këtë fushë, po zbatohet projekti prej 4,6 milionë eurosh nga Qeveria Italiane, që synon të kontrollojë situatën mjedisore në këtë vend grumbullimi të mbeturinave urbane. Sipas Ramës, aktualisht janë realizuar dhe janë në proces realizimi në Njësinë Bashkiake Nr. 6 disa projekte, si: rikonstruksioni i rrugës lidhëse me fushën e Sharrës, rikualifikimi urban i sheshit “Garibaldi”, mirëmbajtje në infrastrukturën rrugore etj. Investime të mëdha do të bëhen edhe përsa u përket ambienteve të shkollave 9-vjeçare apo të mesme.

26 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›