Tre të rinj përdhunojnë 17-vjeçaren
01/10/2009 Njëri prej tyre i dënuar me arrest shpie për armëmbajtje pa leje. Të tjerët nën arrest
DURRES- Një vajzë e moshës 17 vjeç është bërë viktimë e përdhunimit nga tre të rinj, të cilët kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Viktima A.Sh ka depozituar kallëzimin penal ndaj shtetasve Denis P., Ismail T dhe Isa K. të tre banorë të Romanatit. Vajza ka mundur të bindë oficerët e Policisë Gjyqësore në Durrës në kohën që mjeku ka lëshuar certifikatën e kontrollit të të dëmtuarës. Vajza 17-vjeçare ka pasur edhe ndihmën e familjes në denoncimin e rimit, ndërsa ajo nuk ka pranuar të tërheqë kallëzimin penal edhe pas tentativave nga persona të ndryshëm për të shtyrë drejt një veprimi të tillë që do të pasonte mbylljen e procesit.
Përdhunimi
Denis P. 22 vjeç i lindur dhe banues në Romanat të Durrësit akuzohet se në bashkëpunim me dy të rinj të tjerë kanë kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen A.SH përmes mashtrimit. Denisi ka edhe një proces penal të hapur me drejtësinë për akuzën e armëmbajtjes pa leje. 22-vjeçari hetohej në gjendje të lirë dhe me datë 28.8.2009 gjykata kishte vendosur ndaj tij si masë sigurie atë të “arrestit në shtëpi”. Në maj të vitit 2009 D. P gjatë një kontrolli rutinë të autoveturave është kapur me armë pa leje, kurse 3 muaj më pas 22-vjeçari duhej të priste seancat gjyqësore duke qenë i detyruar të qëndronte i mbyllur në shtëpi. Nëse ky i fundit ka qenë pjesëmarrës në përdhunimin e vajzës së bashku me Isa K dhe Ismail T., atëherë ai do të përballet edhe me shkeljen e vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor në Durrës, duke rënduar në këtë mënyrë pozitën e një të dyshuari tashmë për dy vepra penale. Të rinjtë Isa K dhe Ismail T. janë ndaluar në polici, kurse 22-vjeçari Denis. P është lënë sërish në gjendje të lirë. E dëmtuara, sipas policisë, kishte shenja të dukshme dhune në trup. Ajo ka drejtuar gishtin ndaj tre të rinjve, dy prej të cilëve ndiqen nën masë shtrënguese.