Irlanda nuk do të ketë president homoseksual

David Norris është tërhequr nga gara elektorale për t’u zgjedhur Presidenti i Irlandës, duke i mbyllur rrugën mundësive për zgjedhjen e të parit president, që pranon se është homoseksual.
Senatori u tërhoq pasi u zbulua se kishte kërkuar lehtësira për ish-partnerin e tij, i dënuar për përdhunimin e një djali 15 vjeçar në Izrael, në vitit 1990. Norris ishte në krye të sondazheve për t’u bërë kreu i shtetit të Irlandës.
Ai bëri të ditur tërheqjen, në një deklaratë bërë para shtëpisë së tij në Dublin.
Mbi atë po ushtrohej trysni, pas zbulimit të letrës që ai i kishte dërguar autoriteteve izraelite 14 vite më parë, lidhur me ish-partnerin e tij, Ezra Navi.
“Nuk ndiej keqardhje për kërkesën për mëshirë ndaj një miku, por ndiej keqardhje për përshtypjen se unë nuk kam dhembshurinë e mjaftueshme për viktimën e krimit të Ezrasë”, u shpreh ai para gazetarëve.