Hapet fondi për karnavalet
01/02/2005 SHKODËR – Bashkia e Shkodrës tenton rikthimin tradicional të festimit të karnavaleve. Për këtë, 1.6 milionë lekë (të reja), është fondi që Bashkia e Shkodrës do të akordojë për të organizuar festën tashmë tradicionale të përvitshme të karnavaleve.
Prej disa vitesh, shoqëria “Ylirikum” ka marrë përsipër të rikthejë diçka nga tradita e bukur e kësaj feste popullore që në qytetin e Shkodrës ka patur një ndikim dhe një festim të veçantë, nga mbarë banorët e këtij qyteti.
Megjithëse në vitet e kaluara është tentuar të realizohet një pjesë e asaj çfarë është bërë dikur, duket qëllimi i vërtetë apo dhe pjesëmarrja e shumtë e njerëzve nuk është arritur siç duhet.
Për këtë vit, shoqata “Ylirikum” me ndihmën e Bashkisë së Shkodrës, shpreson të bëjë diçka që të rikthejë traditën, duke shfrytëzuar tema e probleme aktuale, ashtu sikurse e kërkon natyra e karnavaleve.