E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapet duke vjedhur në furgon

01/02/2005  KOPLIK – Një 15-vjeçar ka grabitur fqinjët e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.30 të mbrëmjes së dielë, në qytetin e Koplikut, në rrethin e Malësisë së Madhe.

Adoleshenti, duke përfituar nga mungesa e energjisë elektrike, ka hyrë fshehurazi në oborrin e fqinjit dhe është nisur të grabisë kasetofonin e automjetit furgon. Pronari i furgonit, pasi ka dëgjur zhurma në oborrin e tij dhe ka parë një siluetë njeriu pranë furgonit, menjëherë ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje, duke e kapur adoleshentin në flagrancë.

Sipas burimeve nga prokuroria e rrethit të Shkodrës bëhet e ditur se gjatë vitit të kaluar është vënë re se është rritur numri i adoleshentëve, të cilët kanë kryer veprën penale të vjedhjes. Sipas të njëjtave burime, mësohet se moshat nga 16-19 vjeç janë moshat më problematike, të cilat kanë përqindjen më të madhe të këtyre veprave penale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›