E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, ekipi me 4 trajnerë

 Leonard KarajAstrit Nallbani, Rauf Dimraj, Devi Muka dhe Alban Tafaj janë që të katër trajnerë të parë të Tiranës. Parë kjo në këndvështrime të ndryshme: de jure, de fakto, ana protokollare apo nga drejtimi i seancave stërvitore. Aty janë që të katër "gjeneralë", ndonëse në mënyrën e tyre. Për Federatën Shqiptare të Futbollit, ose më mirë për anën protokollare kur skuadra bardheblu zhvillon ndeshje në kampionat ose kupë, trajner është Astrit Nallbani. Tekniku i portierëve të Tiranës merr rolin e Njëshit vetëm de jure duke qenë se ai është i vetmi nga ata që drejtojnë de fakto këtë skuadër, i cili disponon liçencën e teknikut. Ndaj që pas derbit me Dinamon, Nallbani rezulton trajneri i parë i kampionëve në fuqi, edhe pse urdhrat janë dhënë nga Alban Tafaj me celular, nga tribuna e stadiumit. Muka-TafajKy i fundit, prej ndeshjes derbi është "zhveshur" nga profesioni i trajnerit pasi u dënua nga Komisioni i Disiplinës (dhe më pas u konfirmua edhe nga Apeli) me një vit pezullim nga të gjitha aktivitet futbollistike në vend. Ndaj Tafaj ka drejtuar drejtpërdrejt Tiranën veçse në seancat stërvitore. Ndërkohë që pas largimit të zëvendës/trajnerit Nevil Dede në skenë dolën Rauf Dimraj dhe Devi Muka. Edhe këta janë në mënyrën e tyre trajnerë të parë të Tiranës. Kapiteni Muka, në teori konsiderohet si zëvendësi i Alban Tafajt por praktikisht është trajneri i parë, i kërkuar dhe pranuar edhe nga presidenca e klubit. Muka do të merrte drejtimin e skuadrës që pas largimit të Ilija Lonçareviç por një vendim i minutave të fundit, marrë nga presidenti Halili zhvendosi Mukën në pozicionin që kishte, Deden zëvendës/trajner dhe Tafajt trajner. Por prej dorëheqjes së Dedes dhe dënimit të Tafajt, Muka ka marrë de fakto (jo de jure) drejtimin e Tiranës.Rauf Dimraj Normalisht nuk do të mund të ulet në pankinë ashtu sikundër edhe në ndeshjen e kupës, ditën e mërkurë në Kavajë, për shkak se edhe ai është i pezulluar edhe për 4 ndeshje të tjera nga Komisioni i Disiplinës, por më pas do të kryejë de fakto rolin e trajnerit, kapitenit dhe futbollistit tek skuadra bardheblu. Ndërsa një hipotezë e hedhur ditët e fundit ka të bëjë edhe me angazhimin si trajner të shefit të klubit, Rauf Dimraj. Kjo gjë duket se ka gjetur konfirmim dje ku vetë Dimraj kur ka pohuar se ai do të jetë në rolin e përgatitësit atletik të skuadrës, por duke bërë edhe "kapon" kur të nevojitet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›