E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytja, Topi ngushëllon Presidentin turk



Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ngushëllon Presidentin e Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, pas përmbytjeve të fundit në Stamboll, ku humbën jetën të paktën 16 persona. Përmes një mesazhi dërguar z. Gyl, Presidenti shqiptar shpreh ngushëllimet e tij më të thella dhe të popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe të të humburve e njëkohësisht shpresën se pasojat e dëmeve do të kapërcehen në një kohë sa më të shkurtër. Tri ditë më parë, qyteti i Stambollit dhe rrethinat e tij u përfshinë nga moti i keq, ku si pasojë e përmbytjeve humbën jetën të paktën 16 persona, si dhe u shkatërruan shumë shtëpi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›