E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Dibër, takon të dëmtuarit e tërmetit



Kreu në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, vizitoi dje disa nga familjet e prekura nga tërmeti në zonën e Dibrës. Ai akuzoi strukturat shtetërore për neglizhencë ndaj tyre. “Kjo braktisje është e pafalshme, por është normale për një pushtet që nuk ka lindur për të ndihmuar njerëzit, por ka lindur për të pasuruar familjen e të parit. Është skandaloze, që në mes të Evropës, ndodh një fatkeqësi e tillë dhe njerëzit vazhdojnë të flenë jashtë”, - tha Rama. Ai nuk kurseu edhe komentet politike, duke akuzuar qeverinë. “Është një pushtet që ka lindur vetëm për të plaçkitur çfarë të mundet, për t’u pasuruar në kurriz të njerëzve, për të folur gjithë ditën në emër të njerëzve dhe pastaj gjithë natën për të bërë punët e veta. Megjithatë, ne do të bëjmë gjithçka mundemi për të ngritur zërin, për të ngritur opinionin, për të ngritur problemet tuaja”, - tha ai pa harruar se nuk ka harruar që të hapë kutitë, ku sipas tij, janë vjedhur votat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›