Të vrarët e Alikos në kufi “përplasin” krerët e PBDNJ-së
13/12/2010 Përzihen nga ceremonia Dule Bollano, u hiqen mikrofonat dhe lulet. Të afërmit: Kujtim, jo politikë
SARANDË - Katër martirët e demokracisë, Thimjo Masho, Ajdhon Rafti, Thanas Koçi e Vangjel Mitro, të vrarë në kufi 20 vjet më parë, në tentativën për të kapërcyer murin e diktaturës, janë përkujtuar dje në sheshin “Qipro” të fshatin Aliko, mes një reagimi të banorëve të fshatit, sidomos të familjarëve të të vrarëve në kufi.
Përplasja gjatë ceremonisë
Gjatë ceremonisë së përvitshme përkujtimore, ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, i cili e ka rrëmbyer thuajse me dhunë mikrofonin ka theksuar se këta martirë të demokracisë dhanë jetën e tyre për lëvizjen e lirë dhe për të gjitha liritë e tjera. “Këta katër djem u vranë për të qenë të lirë dhe demokratë neve dhe është për të ardhur keq që organizatorët e përkujtimores tregojnë se janë të betuar për të na penguar edhe lirinë e fjalës". Ai tha se ka 20 vjet që vjen të nderojë martirë dhe sot që është deputet dhe ministër në qeveri, organizatorët as e përmendën praninë e tij dhe as mund të programojnë që ai të flasë në nderim të aktit të tyre. Për këtë "harresë" ai ka akuzuar organizatorët, veçanërisht Bollanon, që është unifikuar me qëndrimet e Dules e së bashku mendojnë se janë "pronarë" të minoritetit dhe minoritarëve. Ai ka kërkuar që "Omonia" të mos vazhdojë të funksionojë me këtë egoizëm arkaik. Ndërkohë, ai tërhoqi vëmendjen "që në ditën e përkujtimit të katër martirëve disa krerë të politikës, që pretendojnë se përfaqësojnë minoritetin, përdorin tubime të tilla në shërbim të synimeve të tyre politike", duke akuzuar se "mjaft prej politikanëve të tillë janë bashkëpunues me ata që urdhëruan vrasjen në kufi të katër martirëve". Pas kësaj mikrofonat janë hedhur përtokë e bashkë me to janë flakur edhe kurorat me emrat e Vangjel Dules dhe Vasil Bollanos, që u hoqën nga familjarë të djemve të vrarë. Ky drejtim i papritur që mori ceremonia e përkujtimit të djemve të Alikos, bëri që të mos vijojë axhenda ashtu siç ishte ndërtuar nga organizatorët. Kostandina Bezhani tha se "E gjitha erdhi se sidomos Bollano e përdori tubimin për të bërë politikë elektorale për PBDNJ. Kjo na acaroi si neve, ashtu edhe publikun. Nuk ishte dita për të bërë politikë, por për të nderuar kujtimin e djemve dhe për të dëgjuar mirë mesazhin e aktit të tyre e të jemi bashkë". Ndërsa mjeku Jorgo Mano, bashkëmoshatar me djemtë e ekzekutuar në kufi dhe organizator i revoltës për vrasjen e tyre më 14 dhjetor 1990, tha se "Ata që duhet të flasin të fundit, siç janë politikanët, flasin të parët dhe jo mbarë. Ata vazhdojnë të mendojnë se minoriteti mund të manipulohet kollaj. Nga pala e PBDNJ-së, që ka nga pas edhe krerë të "Omonia"-s, u përpoqën të kalonin mesazhe politike për zgjedhjet vendore dhe kjo nuk la njeri pa i bërë përshtypje të keqe". Ndërsa, Kristaq Kiço, kryetari i partisë MEGA, tha se "Aliko është fshati që 4 ditë pas lindjes së PD-së i dha goditjen më të fuqishme në jug të vendit diktaturës dhe nuk ka nevojë të bëhet dëshmitare e qëndrimeve të tilla jodemokratike, që shprehin synime të hapura politike në një moment si ky". Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ, i ndodhur në këtë tubim, tha se këta katër të rinj, ishin dhe ranë si heronj dhe mbeten të tillë. "Detyrimi ynë është që jo thjesht të vëmë lule dhe kurora, por të jetojmë çdo ditë, duke u vënë si përpara një pasqyre përballë aspiratave të këtyre djemve", tha Dule në gjuhën greke. Gjatë tubimit përkujtimor, familjarët e martirëve dhe mjaft prej banorëve të fshatit reaguan ndaj përpjekjes të Dules dhe Bollanos për politizimin e mitingut. “Mjaft ju kemi dëgjuar dhe besuar në vlerësimet, qëndrimet dhe premtimet tuaja”, tha Kosta Koçi, djali i martirit të demokracisë Thanas Koçi, duke iu drejtuar Bollanos, kryetarit të organizatës “Omonia”. “Dule dhe Bollano janë të suksesshëm si oratorë, por dështakë në terren”, vazhdoi ai. 20 vjet më parë, më 12 dhjetor 1990, katër djem nga fshati Aliko, rreth 7 km larg Sarandës, tentuan të arratiseshin drejt Greqisë, por u vranë barbarisht nga patrulla kufitare. Një ditë më vonë, trupat e tyre të pajetë nuk u lanë të merreshin nga familjarët dhe regjimi komunist organizoi një "paradë" në qytetin e Sarandës, duke i zvarritur trupat e tyre në mënyrë çnjerëzore. Kjo ndeshi në revoltën e banorëve të fshatit Aliko, që 24 orë më pas organizuan një protestë me arkivolet e të vrarëve në krah.