E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic: Statusi i Kosovës, çështje e hapur

BEOGRAD- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, tha në Washington se statusi i Kosovës mbetet një çështje e hapur ndonëse qeveria e tij nuk përpiqet të mbajë të ngrira problemet në Ballkanin Perëndimor.
Jeremic i bëri komentet në qendrën SAIS të Universitetit John Hopkins.
Ministri i Jashtëm serb tha se anëtarësimi i shpejtë në Bashkimin Evropian është përparësia kryesore e Serbisë dhe debati se në cilin drejtim duhet të shkojë vendi ka përfunduar. Ndërkohë, kryediplomati serb përsëriti në mënyrë kategorike refuzimin e Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Ministri serb, i cili po luan rolin kryesor në përpjekjet e Serbisë për të bllokuar njohjet e reja për Prishtinën, tha se statusi i Kosovës mbetet një çështje e hapur. Ai theksoi se pavarësia nuk mundi të marrë mbështetjen e Këshillit të Sigurimit, të Bashkimit Europian dhe shumicës së vendeve anëtare të OKB-së e prandaj, sipas tij, nuk mund të vazhdojë.
(e.n/voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›