E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet/ Basha mbledh Komitetin në Shkodër

Ministri Basha, ka zhvilluar një mbledhje me Komitetin e Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër.
Situata në njësitë vendore të Shkodrës, në të cilat është shpallur gjendja e emergjencës, sipas vlerësimeve të bëra nga Drejtoria e Bujqësisë dhe njësive vendore Shkodër, janë përmbytur rreth 4786 ha tokë. Janë në prezencën e ujit 870 shtëpi. Të evakuuar gjithsej janë 527 familje, ndërsa ende vazhdojnë evakuimet. Këto të dhëna janë të orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Gjithashtu për të ndihmuar në situaten e krijuar, kanë ardhur edhe një grup specialistësh nga Kosova i përbërë prej 15 vetësh të cilët janë të pajisur me mjete speciale, varka gome etj, që do të vihen në dispozicion të zonave që janë të përmbytura.

Ndërkohë Shtabi i Emergjencës në Drejtorinë e Policisë Shkodër, Lezhë kanë evakuar një pjesë të mirë të popullatës.
Të gjitha akset rrugore në të dy qarqet janë të kalueshme. Drejtoria e Policisë Shkodër monitoron në vazhdimësi situatën e krijuar.
Strukturat e policisë janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë operacionet për evakuimin e komunitetit dhe dërgimin e ushqimeve dhe ndihmave të ndryshme për ato familje që nuk janë evakuar ende.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›