E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga të shumëkërkuarit Ylli Biberaj, vrau në korrik

Arrestohet nga policia i shumëkërkuari Ylli Biberaj. Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Biberaj i cili akuzohet për vrasje. Në korrik të vitit të kaluar, Biberaj vrau në Tiranë, Artan Allushin ndërsa plagosi dhe dy persona të tjerë, pranë doganës së kryeqytetit.
Arrestimi i tij u krye nga forcat Renea, policia e operacioneve speciale dhe komisariati numër 5 i Tiranës. Biberaj u prangos në Koman, ndërsa po tentonte të shkonte në Tropojë. Për arrestimin e tij, policia ishte organizuar prej 5 muajsh dhe deri tani kishte kryer 20 operacione.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›