Përmbytjet, Bashkia e Tiranës nis mbledhjen e ndihmave
TIRANE- Bashkia e Tiranës nis mbledhjen e ndihmave për të ndihmuar të gjithë banorët e prekur nga përmbytja. Kreu I kësaj bashkie Edi Rama akuzoi qeverinë si shkaktare të situatës ndërsa ftoi të gjithë qztetarët të kontribuojnë “Në mënzrë që të jetë një shembulli shprehjes së solidariteti me fatkeqët e përmbytur edhe pse jo nga dora e zotit por nga dora e robit. Në mënyrë që ata të mos ndjehen vetëm, në mënyrë që askush nga ata të mos ndjehet ashtu sikundër askush nga ne nuk do të donte të ndjehej i gjëndur në atë situatë katastrofike” tha Rama. Ndërkaq këshilltarët socialistë të Tiranës do të kontribuojnë më një pagë mujore, ndërkohë që ambjentet e njësive bashkiake ne Kryeqytet do të jenë të hapura për të mbledhur veshje , ushqime dhe lodra dhe gjithcka tjetër të nevojshme për të prekurit nga përmbytjet. Kutija e kontributeve monetare do të vendoset para bashkisë së Tiranës prej orës 8.00 deri në 16.00 të mbasdites për tu tërhequr më pas nga banka ku është hapur llogaria bankare e për të rinisur në orën 8 të mëngjesit tjetër. (l.s/News24/BalkanWeb)