E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ohri 15 cm mbi nivelin maksimal



Liqeni i Ohrit ka arritur në kuotën e 15 cm mbi nivelin maksimal të lejuar për këtë sezon. Të hënën, ky liqen ishte 13 cm mbi këtë nivel por pavarësisht shkarkimeve duket se ai ka vazhduar të rritet me dy centimetra. Po dje mediat Maqedonase kanë bërë me dije se Maqedonia ka hapur portat shkarkuese në një nga hidrocentralet e saj, siç është Spileja, përsa i përket Glloboçicës nuk jepen detaje për shkarkime. Agjencia informative "Fokus News" ka bërë të ditur dje se ekziston një rrezik serioz për përmbytje në fshatin Petsani. Ndërkohë që janë marrë masa për të ndërtuar argjinatura mbrojtëse në seksione të ndryshme të liqenit, si në Petsan dhe Strugë, përgjatë plazheve në Portin e Ohrit dhe në Portin e Strugës. Probleme me liqenin ka shkaktuar bllokimi i kanaleve kulluese dhe koha me reshje të shumta. Një javë më parë, Maqedonia hapi dyert e Drinit për të shkarkuar Ohrin duke qenë se niveli kishte arritur në pikë kritike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›