E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama di vetëm fjalën “jo”, fyen dialogun e Evropës

Mbeten pak shpresa se gjatë ditës së sotme, Edi Rama do të pranojë të ndërpresë bojkotin dhe të presë në parlament vlerësimin e premtuar të Komisionit të Venecias, lidhur me kushtetueshmërinë e kërkesës për hapjen e kutive të votimit. Ndërkombëtarët deklarojnë se s’mund të presin shumë gjatë dhe i kanë dhënë kreut të PS-së vetëm një natë kohë për një përgjigje finale. Presidenca vendoset në pozicion të vështirë, por arrin kompromisin e vogël që negociatat të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme

Takimi i pasdites së djeshme të presidenti, në përfundim të mëse dy orë bisedimesh, nuk solli asgjë të re, në mundësimin e gjetjes së një kompromisi midis palëve. Sipas një njoftimi zyrtar të Presidencës, mësohet se negociatat do të vijon sërish sot. I njëjti njoftim, bëri të ditur dje se, Presidenti i Republikës, Bamir Topi u takua sërish me Komitetin Presidencial të Asamblesë së Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Mevlut Cavusoglu. Në takim ishin të pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Në këtë takim mes personaliteteve më të larta të shtetit shqiptar dhe të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës biseda u përqendrua në tryezën politike të bisedimeve mes mazhoracës dhe opozitës, të zhvilluar nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi.
Nga ana e tyre, parlamentarët e Këshillit të Evropës të kryesuar nga Presidenti Mevlut Cavusoglu e informuan Kreun e shtetit shqiptar rreth rezultateve të takimeve të tyre të zhvilluara gjatë gjithë ditës me Kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës, Rama për të gjetur pikëtakimet e mundshme, për të afruar palët drejt një marrëveshje dhe për të zgjidhur përfundimisht ngërçin politik të institucioneve shqiptare.
Refuzimi i çuditshëm për të mos pranuar as interpretimin e ekspertëve dhe konstitucionalistëve të Komisionit të Venecias/Nga burime të mirëinformuara merret vesh se Edi Rama ka refuzuar në mënyrë të prerë propozimin e negociatorëve ndërkombëtarë që bojkoti të ndërpritet menjëherë me kusht që brenda një kohe të arsyeshme, Komisioni i Venecias, një komision ekspertësh e konstitucionalistësh pranë Këshillit të Evropës të japë një vlerësim të vetin lidhur me përputhshmërinë me kushtetutën shqiptare dhe me vendimin e shumëpërmendur të Gjykatës Kushtetuese të kërkesës për hapjen e kutive të votimit. Propozimi është mbështetur nga kryeministri Sali Berisha, por ka marrë refuzimin e prerë të Edi Ramës, i cili ka përsëritur se ishte aty për të deklaruar vullnetin e tij se vendimi për bojkot ishte i panegociueshëm. Ndërkombëtarët kanë deklaruar më pas se gjatë gjithë ditës kishin dëgjuar prej opozitës vetëm një “jo” të thatë dhe ndërkohë që u angazhuan për vijimin e negociatave edhe nesër, i deklaruan hapur Edi Ramës se me këtë refuzim nuk mund të shkohej larg e se fryma e dialogut s’mund të vazhdonte gjatë në këtë mënyrë

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›