Shkoder, Basha mbledh shtabin e emergjencave
SHKODëR-Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, ka mbërritur në Shkodër, orët e para të mëngjesit të sotëm, për të inspektuar situatën e krijuar në këtë qark, ku pas reshjeve të shumta të shiut , është rritur ndjeshëm niveli i lumejve Kir, Bunë dhe Gjadër, si dhe në liqenin e Shkodrës. Ministri i Brendshëm do të jetë i pranishëm në mbledhjen e shtabit të emergjencës pranë Prefekturës së Shkodrës e cila do të zhvillohet paraditen e sotme.
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, si dhe pjesëtarë të tjerë të shtabit të emergjencës të sektorëve të ushtrisë, policisë, forcave të ndërhyrjes së shpejtë, etj, do të inspektojnë në terren situatën për të marrë dhe masat e duhura për t’u ardhur në ndihmë banorëve të rrezikuar.
Shirat e shumtë të rëna gjatë orëve të natës, kanë ndikuar në një fryerje të ndjeshme të nivelit të lumejve Kir, Bunë, Gjadër, si dhe të liqenit të Shkodrës.
(s.g/BalkanWeb)