E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: S´duhet të neglizhohen marrëdhëniet me Shqipërinë

Duke folur para ambasadorëve serbë nëpër botë, në pjesën kushtuar bashkëpunimit rajonal, presidenti Tadiç ka deklaruar se, “Serbia dëshiron marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët, sepse ky është një parakusht për integrimet evropiane’’. Ai ka theksuar se, “asnjë shtet i rajonit nuk duhet të mbetet jashtë vëmendjes së politikës të jashtme të Serbisë, si dhe ka shtuar se kjo, në veçanti, ka të bëjë me Shqipërin뒒.''Mendoj se është e palejueshme që marrëdhëniet tona me Shqipërinë të mbeten të neglizhuara apo të lëna pas dore siç ka qenë rasti në dekadat e fundit. Serbia ka interes për një bashkëpunim me Shqipërinë'', theksoi Tadiç duke u përqendruar tek marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Shqipërisë.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›