Përmbytjet-Shkodër, qeveria vlerëson mbi 500 mln lekë dëmet
TIRANE-“Qeveria vendos të kompensojë të gjitha dëmet e krijuara nga përmbytjet në Shkodër”, deklaroi sot kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e radhës të qeverisë.
Kreu i qeverisë theksoi se për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet do të dëmshpërblehet një për një cdo familje, pasi janë bërë llogaritjet e dëmeve. Duke u shprehur ne gjuhen e shifrave, Berisha tha se do te jepen 512 milionë lekë dëmshperblim për orenditë dhe 20 milionë në Bujqësi.
“Në përputhje me premtimin e saj, do të ç'dëmtojë plotësisht familjet në përmasat e dëmit të krijuar nga përmbytjet. Vlerësimi i dëmeve për cdo familje u bë nga vendorët”, bëri të ditur gjtihashtu Berisha.
Kreu i qeverisë u ndal dhe tek masat që u morën gjatë përmbytjeve duke kritikuar se nuk duhet të përdoren për mbrojtje argjinaturat e baltës, porse argjinaturat këtej e tutje do të rikonstruktohen.
Përvec përmbytjeve në zonat e Shkodrës, qeveria sipas kryeminsitrit do të rishikojë dhe dëmet e shkaktuara nga rrëshqitjet dhe shkarjet e tokës. “Vec, përmbytjeve patëm dhe shkarje dhe rrëshqitje tokë ne shumë zona të vendit, por premtojmë se do të riparojmë dëmer e krijuara”.
Dhe fatura e dëmshpërblimit do të jetë e gjitha e qeverisë dhe e KESH.
“Dëshmpërblimi do të bëhet nga qeveria dhe KESHm që këto kohë është në zhvillim shumë pozitiv. KESH po eksporton 14 mln KËh në ditë energji”, theksoi ndër të tjera kryeministri Sali Berisha.
Deklarata e Berishës vjen në përgjigje të thirrjeve të PS, se qeveria nuk do të dëmshpërblejë të dëmtuarit nga përmbytjet e Janar-Shkurtit.
Përmbytjet e muajve të parë të këtij fillim viti shkaktuan dëme të mëdha në zonat e Nënshkodrës. Nga hapja e portave të shkarkimit të hidrocentraleve për shkak të tejmbushjes së liqeneve nga reshjet e shiut, u përmbytën mijëra ha toka dhe disa qindra banesa.
(d.b/BalkanWeb)